Barca pa disa yje sot me Bayernin

Barcelona do të ketë edhe një herë përballë skuadrën që i'a la shkaktuar humbjen më të thellë viteve të fundit, Bayern Munchen. Gjysëmfinalja e dytë ndaj Bayernit do të jetë vetëm një fije shprese për finale, pasi që Bayern e ka rezultatin dhe pritet të jetë finalist në Champions League.
Edhe më keq për Barcelonën do të jetë mungesa e disa lojtarëve në këtë ndeshje.
Sergio Busquets pritet të mungoj për shkak të një lëndimi. Edhe rikthimi në fushë i Javier Mascheranos është i pamundur nga lëndimi.
Eric Abidal dhe përvoja e tij nuk do të bëjnë diferencën pasi që mbrojtësi spanjoll nuk është i gatshëm për lojë. Jordi Alba do të mungoj për shkak të kartonëve.
Në fushë pritet të jenë, Bartra, Song dhe Adriano./Indeksonline/