E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se çka thotë Ivanovic për Luis Suarezin

Branislav Ivanovic më në fund ka thënë mendimin e tij për kafshimin e Luis Suarez. Mbrojtësi i Chelseat ka zgjedhur gazetën serbe "Vecernje Novosti" për të komentuar këtë rast pas disa javësh.

"Kur ndodhi kjo unë isha shumë i befasuar. Ky rast më tronditi dhe nuk mund ta besoja. Gjatë ndeshjes unë u ftoha dhe harrova gjithçka çfarë ndodhi. Të nesërmen ai më ka kërkuar falje në telefon dhe unë e pranova atë. Unë nuk dua ta sulmoj Suarezin për gjestin e tij, por nuk dua as ta mbrojë" deklaroj Ivranovic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›