Barca planifikon miqesore per paqen ne Lindjen e Mesme
Sporti bashkon dhe ndihmon në kapërcimin e barrierave.
Për këtë arsye, kreu i Barcelonës, Sandro Rosell u takua me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në ramallah, ndërsa më parë ai kishte takuar edhe presidentin izraelit, Shimon Peres.
Gjatë vizitës, Rosell bëri të ditur se gjigandët spanjollë do të luajnë një miqësore më 31 korrik kundër një skuadre të përbashkët izraelo-palestineze, e përbërë nga yjet e dy vendeve.
Iniciativa synon të promovojë paqen mes dy vendeve në konflik disa vjeçar.
“Mund të them se këtu ndihemi si në shtëpi. Me ndihmën e autoriteteve të të dyja vendeve besoj se do ta organizojmë këtë miqësore ku skuadra e Barcelonës do të vijë me të gjithë yjet e saj”.
Por, nisma nuk është mirëpritur, mbi të gjitha nga palestinezët.
“Barcelona është një skuadër europiane që nuk ka asnjë problem me Palestinën apo Izraelin. Por, ne palestinezët kemi një pozicion të qartë për pushtimin dhe nuk duhet të marrim kurrë pjesë në evente të tilla, deri sa gjërat nuk janë normalizuar”.
Qëndrim të njëjtë ka pasur edhe presidenti i Federatës së Palestinës, Jibril Rajoub, që edhe pse pranoi se “kjo është një ide e mirë”, shtoi se “ëndrra do të realizohej vetëm nëse pushtimi përfundon”.
Barcelona e ka promovuar paqen në Lindjen e Mesme duke luajtur me një skuadër të përbashkët izraelo-palestineze në “Camp Nou” në vitin 2005.