Trukimet akademiku anglez akuzon mafian shqiptare
Në kohën kur futbolli po përballet me sfidën më të madhe të trukimeve dhe korrupsionit, nga Anglia vjen një akuzë për Shqipërinë.
Pas hetimeve të hollësishme, Europoli bëri të ditur se në kontinent janë manipuluar rezultatet e 380 ndeshjeve. Pjesa më e madhe e tyre janë luajtur në Turqi, Kroaci, Bosnje dhe në Malin e Zi. Akuza ka edhe për ndeshje në Bullgari, Greqi, Maqedoni dhe Shqipëri për një biznes që siguron miliarda dollarë përfitime të jashtëligjshme.
“Në korrupsionin në futboll është i përfshirë krimi i organizuar. Flasim për organizata nga disa rajone të ndryshme”, ka thënë David Forrest, një profesor në Universitetin e Salford në Mbretërinë e Bashkuar.
Akademiku, që ka botuar edhe disa shkrime për korrupsionin në sport dha edhe një shembull nga Ballkani, ku implikoi në mënyrë direkte mafien shqiptare.
“Kemi rastin e Pobebas, klubi maqedonas që u pezullua nga UEFA, pasi presidenti i klubit urdhëroi skuadrën të humbiste. Ata u paguan duke ia shitur informacionin grupeve të krimit të organizuar në Shqipëri, të cilët kanë kontakte dhe e kanë më të lehtë të vendosin baste me vlerë qindra mijëra euro në Azi”, ishte vëzhgimi i Forrest.
Sipas specialistëve, problemi i trukimit të ndeshjeve lidhet me rrogat e ulëta apo pasiguritë financiare të skuadrave dhe futbollistëve në kampionatet më pak të forta të botës.