E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca prapë +11, jo edhe aq lehtë

Barcelona ka arritur edhe një fitore të radhës në udhëtim te Real Betis. Katalonasit fituan me rezultat 2 me 1 në një ndeshje ku Lionel Messi shënoj 2 gola për të kaluar rekordin e Gerd Muller.

Minutat 16 dhe 25 ishin vendimtare për Messin ku arriti të shënoj 2 gola të bukur. Castro shënoj për 2 me 1 në minutën e 39 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Betis ishte skuadër tejet e rrezikshme në fushë duke rrezikuar shpeshherë Barcelonën, por që në disa raste shtylla shpëtoj portën e Valdes.

Pas kësaj fitoreje Barca ruan epërsinë prej 6 pikësh nga Athletico Madrid, ndërsa 11 me Realin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›