Barca rinovon me Messi Xavi dhe Puyol

Në klubin e Barcelonës ka një klimë shumë të gëzueshme dhe kjo jo falë periudhës së festave të fundvitit apo arratisjes në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll, por për rinovimin e kontratës së tre prej lojtarëve të saj kryesorë.
Klubi katalanas ka njoftuar se Messi, Xavi dhe Puyol kanë zgjatur kontratat e tyre aktuale me klubin azulgrana, por detajet nuk janë bërë të ditura.
Gjithsesi, sipas mediave sportive spanjolle, ylli argjentinas ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2018 duke e zgjatur në këtë mënyrë kontratën që i skadonte në vitin 2016, ndërsa dy flamujt katalanas do të firmosin deri në vitin 2016.
Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Barcelonës.