E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmja "e çmendur'' e Dafinës

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas disa muajsh të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg skenës muzikore e mediave, është rikthyer pranë publikut.

Pas një sërë koncertesh festive të mbajtura gjatë nëntorit në Kosovë e Shqipëri, Dafina ka vazhduar me koncerte në qytetet evropiane ku jetojnë shqiptarët.

Ajo ka performuar në Duseldorf të Gjermanisë, shfaqje kjo e cilësuar prej saj si "e çmendur".

Ndryshe, këngëtarja ka premtuar që së shpejti do të publikojë materiale të reja muzikore. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›