Barca shkaterron 8-0 Almeiran

Lajmi i vetem i mire me sa duket per kundershtaret e katalanasve eshte fakti se pavaresisht numrit te golave 3 jane piket qe ata kane humbur.
Vetem ne pjesen e pare skuadra e Guardioles ka arritur te shenoje pese gola duke hapur serine me gjeniun Mesi ne minuten e 17-te per te vazhduar me Iniesten me autogolin e Ariadeles Pedron dhe serish me Mesin.
Gjithcka ka ndodhur brenda 37 minutave te pjeses se pare. Ne pjesen e dyte vazhdojne serish te jete vete Barcelona ne fushen e lojes duke shenuar dhe tre gola te tjere dy me Bojan Kerkic dhe nje tjeter serish me Mesin i cili me kete triplete ngjitet ne kuoten e 101 golave ne kampionatin spanjoll vetem 6 me pak se ka shenuar Eto kur luante ne La Liga.
Kjo ishte ndeshja e tij e 8-te radhazi qe ylli argjentinas shenon te pakten nje gol dhe vetem ne kete sezon kur ka zhvilluar 47 ndeshje ka arritur te shenoje 53 gola shifra te denja per nje marsian.
Kjo fitore e ngjit Barcelonen ne kuoten e 31 pikeve pas 12 javesh kampionat serish me nje pike larg Realit te Madridid.