Seria A Milani vijon kryesimin

Nje ndeshje te cilen kuqezinjte e kane kontrolluar qe nga minuta e pare megjithate vetem nje here kane mundur te shenojne ne porten kundershtare dhe autori mbetet i njejti Zllatan Ibrahimovic.
Ne mbyllje te pjeses se pare suedezi ben mrekulline brenda zones duke shtangur jo vetem mbrojtjen por edhe portierin e Fiorentines me golin e vetem te ketij takimi.
Keto tre pike e cojne ne kuoten e 29 pikeve skuadren kuqezi me nje distance prej 4 pikesh nga Lazio qe do te zhvilloje ndeshjen e radhes diten e diele kunder Parmes.
Nderkohe deri perpara nje muaji Roma nuk arrinte te luante mire tashme por prej javesh po konfirmon gjithnje e me shume nje forme te mire.
Fitorja 2-0 ndaj Udinezes ne kete jave e ngjit skuadren e Ranierit ne vendin e trete ne klasifikim.
Francezi Menez zhbllokon rezultatin ne pjesen e pare per ti lene ne pjesen e dyte radhen Borrielos.
Te pandryshueshme kane mbetur shifrat deri ne fundin e takimit kur verdhekuqte mbeten me dhjete lojtare pas daljes me karton te kuq te Burdizos pas nje incidenti me nje nga lojtaret kundershtare.
Gjithsesi ishin te pakta minutat ne vazhdim per te ndryshuar kete rezultat qe i jep tre pike shume te rendesishme Romes.