Barça shou e Dani Alves gol: Atletiko dorëzohet

Fitore e rëndësishme për Barcelonën, e cila mundi 4-2 Atletico Madrid duke I rrëmbyer dhe vendin e katërt colchoneros. Të besuarit e Simeones kaluan në avantazh pas 8 minutash lojë, Suarez shërbeu për Carrasco, I cili nuk fal me të djathtën e tij. Megjithatë, avantazhi i të besuarve të Simeone zgjat vetëm dy minuta. Dani Alves shërben për Jordi Alba, i cili me një prekje në fluturim gjen kryqëzimin e shtyllave dhe mposht Oblak.
Veprimet pasojnë njëri-tjetrin dhe në 20′, Joao Felix kërkon të drejtën për të rikthyer avantazhin, por një minutë më vonë vjen përmbysja e katalanasve: Traoré ndërton ndërsa Gavi finalizon, 2-1 për Barcelonën. Në fundin e pjesës së parë vjen me goli I tretë me autor Araujo.
Në pjesën e dytë, Barcelona mbyll menjëherë ndeshjet me një gol të Dani Alves. Colchoneros shkurtojnë distancën në minutën e 58-të me goditjen me kokë të Suarez. Për të komplikuar situatën për katalanasit mendon Dani Alves, që në minutën e 68-të ndëshkohet me karton të kuq.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Barcelona reziston dhe merr në shtëpi një 4-2 shumë të çmuar. Një sukses i rëndësishëm për moralin dhe për klasifikimin, duke qenë se katalanasit ngjiten në 38 pikë dhe zënë vendin e katërt duke zhvendosur të besuarit e Simeones, tashmë në -2 nga Champions League.