Bylis dhe Erzeni, rivalitet i ashpër? Nuk duhet harruar Korabi

Bylis pësoi një humbje në Cërrik ndaj Turbinës në javën e 18-të të Kategorisë së Parë, ndërkohë që Erzeni ngushtoi sërish diferencën pasi mposhti në shtëpi me rezultatin 3-1 Shkumbinin dhe tani e sheh kreun -5 pikë larg.
Kur kanë mebtur edhe 10 ndeshje për tu luajtur, skuadra shijakase kërkon ti japë gaz në momentin e duhur. Kohët e fundit ka patur disa luhatje në rezultate dhe në lojë, por Nevil Dede ka ditur si të mbajë skuadrën e bashkuar edhe në momentin më të keq, madje edhe kur i është dashur të përballet me kritika të shumta nga opinion shijakas.
Gara është e hapur për vendin e parë, megjithatë lufta nuk bëhet vetëm me këto dy skuadra, pasi pas tyre është edhe Korabi, që e mbylli këtë javë me një fitore 2-0 ndaj Besës. 9 distanca larg nga Bylis e 4 nga Erzeni, e po ti shtosh këtu edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Tomorit në rast fitoreje, atëherë do të shihnim tre skuadra në luftë për kreun.