Barça, mjaftojnë Pique dhe Pedro për të mposhtur Interin
Kampionëve në fuqi të Evropës dhe Spanjës u mjaftuan vetëm Pique dhe Pedro për të mposhtur të parët e Italisë, megjithëse në fushën e blertë mungonin yjet, Lionel Mesi dhe Zllatan Ibrahimoviç.
Ndeshja u zgjidh shpejt, pasi goli i parë erdhi që në minutën e 9-të, ndërkohë që në të 25-ën Pedro Rodriguez dyfishon shifrat pas një aksioni të mrekullueshëm.
Falë kësaj fitoreje, Barcelonës i mjafton qoftë edhe një barazim në përballjen e fundit me Dinamon e Kievit për të vazhduar më tej. Ndërkohë, Interit i hyn në punë vetëm fitorja përballë Rubin Kazanit, pasi një barazim me gola do të rezultonte fatal për kampionët e Italisë, duke i dhënë të drejtën rusëve për të kaluar në 16 më të mirat e kontinentit.
Barcelona udhëheq grupin F me 8 pikë, Interi dhe Rubin Kazani me nga 6, dhe Dinamo e Kievit mbyll renditjen me 5 pikë.
Barcelona-Inter 2-0
Shënues: 10' Piquè, 26' Pedro
Barcelona (4-3-3): Victor Valdes; Dani Alves, Piquè, Puyol, Abidal (44'pII Maxëell); Xavi, Busquets, Keita; Iniesta (48'pII Dos Santos), Henry, Pedro (40'pII Bojan).
Në stol: Pinto, Marquez, Messi, Ibrahimovic.
Trajner: Guardiola
Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Zanetti, Cambiasso (1'pII Muntari), Thiago Motta; Stankovic (26'pII Balotelli); Eto'o, Milito (35'pII Quaresma).
Në stol: Toldo, Cordoba, Materazzi, Vieira.
Trajner: Mourinho
Gjyqtar: Busacca (Svicër)
Kartonë të verdhë: T. Motta (I), Puyol (B), Pedro (B), Chivu (I), Zanetti (I)