E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça në garë për Rooneyn

Skuadra e Barcelonës po monitoron situatën e sulmuesit Wayne Rooney te Manchester United. "El Mundo Deportivo" të martën ka njoftuar se Barça edhe zyrtarisht është e gatshme t'i bëjë konkurrencë Real Madridit për Rooneyn.

Sipas gazetës, ekipi katalunas ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh. "Rooney është një tip i sulmuesit që i përshtatet sistemit të gjitha klubeve, përfshirë këtu edhe Barcelonës. Mirëpo, deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe po presim", ka thënë drejtori sportiv i Barçës, Andoni Zubizarreta.

Rooney ka kontratë me Menjun deri në vitin 2016, kurse më herët ka kërkuar të largohet nga "Old Trafford" për shkak të marrëdhënieve jo të mira me drejtuesit e klubit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›