E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldo: Kjo kombëtare po më pëlqen

Ai nuk është më pjesë e Kombëtares së Brazilit, por si një futbollist që ka qenë pjesë e rëndësishme e përfaqësues nuk mund t’u shmanget pyetjeve në lidhje me ecurinë e grupit. “Po më pëlqen kjo përfaqësuese. Kam parë ndeshje të mira të futbollistëve, të cilët po bëjnë një lojë argëtuese. Sigurisht që ka vend për t’u përmirësuar, por ia kanë dalë që të realizojnë shumë gola dhe të jenë një ndër ekipet pretendente për ta fituar këtë trofe”, – tha ylli brazilian, i cili shpeshherë është i pranishëm në stadium për të ndjekur ekipin, ndërkohë që vazhdon të jetë ndër më të preferuarit e tifozëve të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›