E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça rinovon edhe me Busquets

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me rinënshkrime dhe me vazhdime kontratash. Pasi ditë më parë këtë e bëri edhe me Iniestan dhe me Piquen, ata tani këtë gjë e bënë edhe me mesfushorin spanjoll, Sergio Busquets.

Lojtari dhe klubi katalunas kanë lidhur edhe kontratën e re për 5 vitet e ardhshme. Kontrata e re mes katalunasve dhe 25 vjeçarit do të përfundoj në qershor të vitit 2018. Kjo marrëveshje është arritur mes agjentit të lojtarit dhe presidentit Sandro Rosell, ndërsa nesër pritet zyrtarizimi./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›