E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martino pranon: Vuajtëm ndaj Malagas

Pas fitores me Malagan në Rozaleda, trajneri Gerardo Martino u shfaq i lodhur në konferencën për shtyp dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar se ajo që përjetoi në momentet e fundit të kësaj transferte shumë të vështirë e ka stresuar shumë.

"Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ishim dinamikë në fushë dhe luajtëm saktë nga krahët, por nuk ishim efektivë para portës, ndonëse duhet ta pranoj që nuk krijuam shumë raste për shënim. E kontrolluam topin deri në mesin e pjesës së dytë, më pas Malaga pati dy raste të pastra për ta barazuar rezultatin. Në ato momente na mungoi vazhdimësia".

Trajneri argjentinas e justifikon rënien e ritmit nga ndeshja e parë me ngjeshjen e kalendarit. "Kemi zhvilluar 3 ndeshje në 7 ditë dhe kemi marrë rezultate pozitive. Ndaj Levantes ishim të shkëlqyer, ndërsa me Atletikon dhe ndaj Malagas vuajtëm shumë. Gjithsesi këto rezultate na bëjnë edhe më të fortë"./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›