E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barcelona, ​​Pique: Isha budalla që mbroja Bartomeun

Gerard Pique nuk fshihet pas gishtit kur përshkruan marrëdhënien e tij me Bartomeu. Mbrojtësi spanjoll, i intervistuar nga youtuber Jordi Ëild, ka folur për çështje të ndryshme: nga rivaliteti me Espanyolin, të cilit i atribuon më shumë peshë se ai me Real Madridin, deri te sjellja e ish-presidentit të Barcelonës.

Për Bartomeu-n, Pique tha: “Po flasim për një person që nuk di të thotë jo dhe nuk di të përballet me problemet. Kohët e fundit nuk jemi parë më në qendrën sportive. Unë u inatosa me të, sepse ai më gënjeu me historinë e Barçagate. Klubi bëri disa aktivitete që synonin të kritikonin lojtarët dhe më pas, mua dhe Messit, ai tha se nuk dinte asgjë për të. Më vonë mësova se ai e dinte mirë. Unë isha budalla që e mbroja atë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›