Barcelona 40 mln euro per David Luiz

Barcelona është e vendosur që të blejë me çdo kusht një qendërmbrojtës gjatë kësaj merkatoje, por ai me siguri nuk do të jetë David Luiz.
Sipas “Sky Sports”, katalanasit i paraqitën Chelsea një ofertë të “rrumbullakosur” prej 40 milionë eurosh, por Mourinho vendosi menjëherë veton mbi lojtarin. Braziliani konsiderohet si një futbollist i vyer nga trajneri portugez, ndonëse është e mundur që ai të tundohet me një ofertë edhe më të lartë të Barcelonës. Ndërkohë, si për të kompentuar mungesën e Puyol të dëmtuar, që ofron pak garanci edhe pas rikuperimit për shkak të moshës, Barça ka “sajuar” një zgjidhje brenda shtëpisë, duke ngritur nga ekipi i të rinjve në skuadrën e parë, të riun Bagnack. / Top Channel