Sulm autokolones se Assad

Rebelët sirianë njoftuan ndërmarrjen e një sulmi të armatosur ndaj karvanit të makinës së presidentit Bashar al-Assad.
Më herët Islam Alloush, militant i brigadës “Liwa al-Islam” tha për agjencinë e lajmeve Reuters se raketat e rebelëve kishin goditur karvanin e makinave që shoqëronin presidentin sirian. Ai tha se sulmi është ndërmarrë në kohën kur autokolona e presidentit ishte drejtuar për tek xhamia Anas bin Malek në kryeqytet. Por sulmi është mohuar nga Ministri sirian i Informacionit. Omran Zoabi tha se pretendimet për sulm ndaj kolonës së automjeteve që shoqërojnë presidentin SiriaSiri, Obama jep edhe 195 mln USD ndihmaSiri, masakrohen 60 rebelë në një pritë Siri, rebelët në bastionin e Assad janë “ëndrra dhe iluzion”. Pak momente pas dhënies së lajmit të sulmit, Bashar al Assad u shfaq në pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror në Damask. Ai ndodhej në xhami për të festuar përfundimin e Muajit të Ramazanit dhe Bajramin e Madh i rrethuar nga besimtarë të tjerë. Ndërkohë, Al Jazeera njofton se rrugët që të çojnë në al-Rawdha, pranë Damaskut, aty ku Assad ka zyrat dhe shtëpinë e tij, janë bllokuar si masa sigurie para lëvizjes së presidentit drejt xhamisë. Ajo që analistët ndërkombëtarë po mundohen të kuptojnë është nëse pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëor janë regjistrim apo në kohë reale. BBC thotë se në monitorimin e saj kapi për pak sekonda logon “direkt” gjatë transmetimeve, por që u hoq shpejt. Siria është përfshirë prej më shumë se 2 vitesh në një konflikt të armatosur që tashmë ka marrë përmasat e një lufte civile. Grupet opozitare, edhe pse të përcara, kërkojnë largimin e Assad nga pushteti, ndërsa ky i fundit i quan ata “terroristë”. Lufta, sipas OKB-së, i ka marrë jetën mbi 100 mijë personave dhe miliona të tjerë kanë braktisur banesat e tyre për t’u strehuar në vendet fqinje, kryesisht në Turqi dhe Liban. / Top Channel