E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona arrin marrëveshje me Sanchez

Alexis Sanchez do të luajë nga sezoni i ardhshëm për Barcelonën. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i tij, Fernando Felicevich. Sipas tij, ka një marrëveshje të plotë ndërmjet FC Barcelona dhe lojtarit Sanchez.

Zyrtarë të Udineses kanë thënë se përfaqësuesi i lojtarit i ka njoftuar se ata janë pajtuar për kalimin tek Barcelona, por ende duhet punë edhe me klubin.

Marrëveshja pritet që të formalizohet brenda kësaj jave. Sanchez ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Serie A, dhe kërkohej nga shumë klube evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›