Pezullohen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe

Pezullohen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në segmentin që përshkon Kopshtin Botanik, për shkak se dy firmat që kanë nisur punimet në këtë segment, nuk kanë leje mjedisore. Zevëndës Ministri i Mjedisit Arben Demeti, deklaroi se asnjë nga keto firma nuk kanë leje mjedisore dhe plotësimi i dosjeve për të marrë këtë leje, mund të jetë procedurë e gjatë.
Një ditë më pare, Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, paralajmeoi se në rast se vërtetohet mungesa e lejes mjedisore, aktiviteti në këtë zonë do të pezullohet. Ndërtimi i Unazes se Madhe do të shtrihet në një gjatësi prej 5 deri në 6 kilometra, dhe është ndarë në tre segmente. Segmenti i parë nis nga shkolla Teknologjike deri në Komunën e Parisit, ku këtu ende nuk kanë nisur punimet, ndërsa në dy segmentet e tjera që vijojnë nga Komuna e Parisit deri në Shkollën e Policisë, në Sauk dhe deri në Lundër, janë pezulluar punimet.