Barcelona, asnjëherë kaq keq në 33 vitet e fundit

Humbja me Cadiz nxori në pah momentin negativ të Barcelonës. Në dhjetë ndeshje katalanasit kanë grumbulluar 14 pikë, me vetëm 4 fitore: një fillim i tillë katastrofik daton që nga sezoni 1987-88, 33 vite më parë. Lionel Messi, gjithashtu, vazhdon të jetë në një moment aspak të mirë. Mundo Deportivo ka bërë një analizë të formës së treguar nga argjentinasi: 29 topa të humbur në ndeshjen e djeshme, 26 me Real Madrid dhe 23 me Atletico. Tani katalanasit do të duhet të mbrojën vendin e parë në Champions League kundër Juventusit, por momenti është vërtet i keq.