Trump urdhëron largimin nga Somalia të forcave amerikane

Presidenti në detyrë Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia deri më 15 janar,bëri të ditur në një njoftim zyrtar Pentagoni.
Aktulaisht SHBA ka rreth 700 forca në këtë vend të Afrikës, për të trajnuar dhe këshilluar forcat vendase në luftë kundër grupit ekstremist al-Shabab, një degëzimi të al-Kaidës.
Trump kohët e fundit urdhëroi edhe tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku dhe ai pritej të tërhiqte një pjesë ose të gjitha forcat nga Somalia. Gjenerali Mark Milley, shefi i shtabit të përgjithshëm, pati thënë të mërkurën se struktura e ardhshme e pranisë ushtarake amerikane në Somali ishte ende duke u debatuar.
Ai ka bërë thirrje prej kohësh që “trupat amerikane të kthehen në shtëpi” ndërsa ka kritikuar ndërhyrjet ushtarake amerikane si të kushtueshme dhe joefektive.
Urdhri i tërheqjes – i cili do të shihte trupat e rishpërndara vetëm disa ditë para se Trump të largohej nga zyra – ndryshon politikën e ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes Mark Esper, i cili u shkarkua muajin e kaluar pasi favorizoi qëndrimin e pranisë së SHBA-së në Somali.
Pentagoni shton se: “Shtetet e Bashkuara do të ruajnë aftësinë për të kryer operacione të përqëndruara kundër terrorizmit në Somali dhe për të mbledhur informacion dhe të dhëna të hershme në lidhje me kërcënimet ndaj SHBA-ve
Një raport i zyrës që mbikqyr Departamentin e Mbrojtjes javën e kaluar tha se Komanda e Shteteve të Bashkuara në Afrikë ka parë një “zhvendosje përfundimtare” këtë vit në fokusin e al-Shababit për të sulmuar interesat amerikane në rajon. Komanda e Afrikës thotë se al-Shabab është kërcënimi më “i rrezikshëm” dhe “i afërt” në Afrikë.