E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barcelona barazon me Osasunën, kriza vazhdon

Vazhdon kriza e Barcelonës, e cila në javën e 17-të të La Ligës nuk shkon më shumë se një barazim  2-2 në fushën e Osasunës. Skuadra e Xavit kaloi dy herë në epërsi me golat e Nico Gonzalez (12′) dhe Ezzalzouli (49′), por David Garcia (14′) dhe Avila (86′)  arritën të vendosin barazpeshën.

Një tjetër zhgënjim ky për katalanasit, që pas nokautit ndaj Bayern me eliminimin e pashmangshëm nga Champions League, barazon me Osasuna, duke mos arritur t’i afrohet zonës së Evropës. Megjithatë, të besuarit e Xavit e gjetën avantazhin që në të 12’: Gavi i jep një top në zonë Nico Gonzalez, i cili kontrollon dhe mposht Herrerën duke nënshkruar 1-0. Por në rastin e parë, vendasit barazuan falë  dy Garcias: gjuajtja e lirë nga Ruben dhe një goditje me kokë nga Davidi, i cili mposht ter Stegen dhe fikson 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë, formacioni i Xavithedh vështrimin përpara: Dembélé vendos në qendër, mbrojtja vendase nuk largon dhe Ezzalzouli, nga disa hapa, shënon për katalanasit. Protesta nga ana e lojtarëve të Osasunës, duke qenë se kundërsulmi nis me një prekje të topit me dorë nga ana e Busquets në zonën e rreptësisë katalanase.

Ish- futbollisti i Dortmund në minutën e 81-të u detyrua të largohej për shkak të dëmtimit, duke i lënë vend Coutinhos dhe pesë minuta më vonë Avila gjeti golin e barazimit falë goditjes vrasëse, 2-2. Barcelona ngjitet në kuotën e 24 pikëve, por mbetet e teta. Osasuna ka dy pikë më pakë dhe është në vendin e 10-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›