Barcelona blindon argjentinasin Lionel Mesi
Sipas “El Mundo Deportivo”, klubi dëshiron ta rrisë rrogën e tij vjetore në 9.5 milionë euro, nga 8 milionë që e ka aktualisht. Ndërkohë, mendohet të rritet edhe shuma e prishjes së kontratës, nga 150 në 300 milion euro.
Në këtë mënyrë ylli argjentinas shndërrohet sërish në futbollistin më të paguar te Barcelona, edhe pas kontratës së klubit me Ibrahimoviçin, i cili do të përfitojë 9 milion euro në sezon.
Po sipas prestigjiozes spanjolle, Jorge Mesi, babai i Leos, ka mbërritur në Katalunjë për të biseduar me drejtuesit e klubit rreth ndryshimit të kontratës.