E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji gusht shoqërohet me temperatura më të ulëta

Ditët e para të kësaj jave do të nisin me një rënie të temperaturave, me katër deri në pesë gradë celsius.

"Duke filluar nga e hëna (sot) do të ketë një rënie me 4-5 gradë, e cila do vijojë dhe të martën. Të mërkurën do të jemi në temperaturat konstante dhe duke filluar nga e enjtja dhe ditët në vazhdim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje graduale. Kjo rritje do të jetë me një apo dy gradë, por mund të themi që nuk do të shkojnë më shumë se sa 35-36 gradë", thekson metereologia, Lajda Porja.

Ndërkohë, reshjet e shiut për këtë muaj parashikohet të jenë prezente vetëm në zonat malore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›