Barcelona do ndalë luftën Palestinë-Izrael!!

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka marrë një iniciativë të bujshme, por vështirë të arritshme. Rosell ka propozuar që Barcelona të zhvillojë një ndeshje miqësore mes Palestinës dhe Izraelit në korrik të këtij viti. Rosell këtë plan i'a ka paraqitur presidentit izraelit, Simon Perez.
Rosell ka thënë se dëshiroj të zhvilloj këtë ndeshje për të bërë hapin e parë drejt ndaljes së luftës disa vjeçare. Rosell ka thënë se në skuadrën kundërshtare do të dëshironte të kishte një skuadër me palestinez e izraelit në fushë, për të parë populli një afri mes tyre.
Rosell i ka propozuar Perezit datën 31 korrik si datë të kësaj ndeshje ndërsa u ka premtuar se në fushë do të jetë edhe më i miri i botës, Lionel Messi./Indeksonline/