Barcelona e feston titullin me fitore, mposht Atletiko Madridin
Edhe pse ishte shpallur kampione pa zbritur në fushë, pas dështimit një natë më parë të Realit të Madridit, Barcelona ka kryer misionin e saj, duke fituar 2-1 me Atletiko Madridin. Një kundërshtar i vështirë për katalanasit, teska luhej edhe në transfertë madje, por që djemtë e Vilanovës e kanë zgjidhur më së miri.
Së pari, ka shënuar Falkao për vendësit, më pas ka barazuar shifrat Sançez i Barcelonës dhe në fund ka pasur një autogol të madrilenëve, të cilët mbesin në vend të tretë dhe do të luajnë në Ligën e Kampioneve, edhe pse kanë humbur. Enigma në Spanjë është për vendin e katërt, ku Valencia konkurron me Real Sociedadin, një vend që të çon në Champions. Por nuk është zgjidhur asgjë edhe për sa u përket skuadrave që do të bien nga kategoria.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)