E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sot Bullgaria i është drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Votimi ka filluar që në orën 7:00 të mëngjesit dhe sipas agjensive bullgare deri më tani nuk ka pasur asgjë për të shqetësuar. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një numër të madh policësh për ta mbajtur sa më të qetë situatën teksa kryhet votimi. 

Në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofia, janë hapur 419 qendra votimi dhe të gjitha po funksionojnë normalisht. Nuk është raportuar ende asnjë incident në asnjë prej qendrave të votimit. Protestat masive kundër standardeve të ulëta të jetesës dhe korrupsionit detyruan qeverinë e Partisë së Qendrës së Djathtë GERB që të japë dorëheqjen në shkurt.

Ndërkohë sot fitorja diskutohet midis liderit të partisë socialiste BSP, Sergei Stanishev dhe ish kryeministrit Boiko Borisov i partisë së Qendrës së Djathtë GERB.
`
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›