Barcelona e përcaktuar ta mbajë Guardiolan

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të bindur Pep Guardiolan të vazhdon qëndrimin e tij në klub.
Guardiola, edhe pse ka arritur sukses të jashtëzakonshëm prej kur mori drejtimin e ekipit më 2008, vazhdimisht ka refuzuar mundësinë e nënshkrimit të kontratës afatgjate dhe vazhdon t’i qëndrojë besnik marrëveshjeve njëvjeçare.
Ai ka thënë se nuk synon të mbetet për një kohë të gjatë në Barcelonë ndërsa në një intervistë të premten ai pranoi se çdo ditë i shkon mendja për largim nga Nou Camp, por theksoi se kjo e motivon për të dhënë maksimumin në punën e tij.
Ndërsa, Rosell është i përcaktuar të mbajë Guardiolan në klub. “Guardiola është njeriu që ne e duam, dhe e vlerësojmë shumë. Ai është larg trajneri më i mirë që ka pasur klubi. Do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që ai të mos e refuzojë qëndrimin afatgjatë” tha Rosell për Onda Cero.