Barcelona e shqyrton mundësinë e ankesës tek UEFA

Klubi i futbollit Barcelona, po shqyrton mundësinë e ankesës tek UEFA, lidhur me akuzat nga trajneri i Real Madridit, Hoze Murinjo, se gjyqtarët gjithnjë e favorizojnë Barcelonën, pasi klubi i tij mbrëmë ishte mundur me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.
“Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Hoze Murinjo, në mëynrë të ashpër ka kritikuar gjyqtarin Herr Stark dhe ka lënë të kuptohet se UEFA e trajton Barcelonën në mënyrë favorizuese”, ka deklaruar Barcelona.
Gjithashtu, në njoftim theksohet se “juristët e klubit po e studiojnë çështjen nëse këto komente të tij do t`i dërgohen komisionit disiplinor të UEFA-s”.