Rama: Në 8 maj t`i japim Berishës përgjigjen që meriton
Kreu i bashkisë Edi Rama në vijim të turit të tij elektoral është ndalur në njësinë bashkiake numër 7 në kryeqytet.
Në takimin me banorët Rama deklaroi se votimi në 8 maj për kandidatët e ‘aleancës për të ardhmen” janë e vetmja rrugë për t`i dhënë Berishës përgjigjen që meriton.
Duke shprehur shqetësimin e banorëve për çmimet e larta Rama theksoi se qytetarët ankohen për çmimet e larta edhe të medikamenteve, ndërsa tregëtarët për listat.
"Në 8 maj Saliu ka për të marrë përgjigjen që meriton. Përpjekjet e qeverisë për të trembur njerëzit janë të dëshpëruara. Vota është fuqia që kemi për të mbrojtur të ardhmen", tha Rama.