Barcelona, edhe me një sponzor tjetër

Skuadra spanjolle, Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me sponsorin e tij të ri, kompaninë japoneze për teknologji Panasonic.
Kompania japoneze në këtë mënyrë është bërë partner zyrtar i marketingut të klubit, ku sipas komunikatës së ekipit katalonas, ata do të bashkëpunojnë me Panasonic në të gjitha aktivitetet komerciale anembanë botës.
Ndërsa nuk janë publikuar të dhënat financiare të kontratës./indeksonline/