E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali ekipi më i vlefshëm, e mund Unitedin

Revista e njohur amerikane Forbes, njëri prej zërave kryesorë në botën ekonomike-financiare, e ka publikuar listën e klubeve më të vlefshme në botë, respektivisht atyre të futbollit në këtë rast.

Pozita e parë i takon ndoshta paksa befasisht Real Madridit, i cili i ka dhënë fund dominimit të Manchester Unitedit, duke u vlerësuar 3,3 miliardë dollarë. Sigurisht, ‘Djajtë e Kuq’ gjenden mjaft afër, me vetëm 135 milionë më pak, sa i përket vlerës.

Pozita e tretë i ka takuar Barcelonës (2,6), e ndjekur nga Arsenali (1,3) dhe kampioni evropian e gjerman, Bayern Munich (1,3).

Renditja komplete

1. Real Madrid — 3.3 miliardë dollarë

2. Manchester United — 3.1 miliardë

3. Barcelona — 2.6 miliardë

4. Arsenal — 1.3 miliard

5. Bayern Munich — 1.3 miliard

6. Milan — 945 milionë

7. Chelsea — 901 milionë

8. Juventus — 694 milionë

9. Manchester City — 689 milionë

10. Liverpool — 651 milionë

11. Tottenham — 520 milionë

12. Schalke — 498 milionë

13. Borussia Dortmund — 456 milionë

14. Inter— 401 milionë

15. Lyon — 368 milionë

16. Corinthians— 358 milionë

17. Napoli — 330 milionë

18. Hamburg— 300 milionë

19. Olympique Marseille — 285 milionë

20. Newcastle — 263 milionë 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›