E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona faza e pare me e mire ne histori

Barcelona fitoi mbrëmjen e së dielës me rezultatin 3-1 ndaj Malaga duke regjistruar kështu fazën e parë më të mirë në historinë e kampionatit spanjoll.

Katalanasit shënuan tre gola me anë të Messi, Fabregas dhe Thiago Alcantara duke e shtuar diferencën me Real Madrid në +18 pikë dhe duke grumbulluar plot 55 pikë pas 19 ndeshjeve të para të kampionatit.

Rekordi i mëparshëm mbahej sërish nga Barcelona që me Guardiolën në stol kishte arritur të grumbullonte 52 pikë në fazën e parë të sezonit 2010-2011.

Skuadra që tashmë drejtohet nga Tito Vilanova është e vetmja që ka shënuar në 37 ndeshje radhazi dhe është ekipi që ka shënuar më shumë në transfertë në 19 ndeshjet e këtij kampionati.

Gjithashtu, Barcelona ka barazuar edhe një rekord tjetër: atë të fitoreve radhazi në transfertë (10, sezoni 2010-2011).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›