Burrel plagoset rende shefi i policise kriminale

Ndërkohë që policia shqiptare feston 100 vjetorin e krijimit të saj, krimi godet sërish mbi uniformat blu. Musa Skura, shefi i policisë kriminale në Burrel ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së dielës gjatë një operacioni policor për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Sipas burimeve të Top Channel, policia kriminale e Burrelit është përplasur me armë me një grup të rinjsh në fshatin Suç të rrethit të Matit. Sipas burimeve të para nga vendngjarja, mësohet se në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skura, i ka zënë rrugën motorit me të cilën udhëtonin dy të kërkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti.
Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe kanë hapur zjarr drejt policëve. Mësohet se si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, ka mbetur i plagosur rëndë shefi i krimeve, Musa Skura dhe njëri nga të kërkuarit, Fitim Alla, 19 vjeç. Shefi i krimeve Skura është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve të këtij qyteti, plumbi që shefi i krimeve ka marrë gjatë përleshjes me dy të kërkuarit i ka prekur shtyllën kurrizore. Pas marrjes së ndihmës së parë, i plagosuri është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar. Burime nga policia konfirmojnë se i plagosuri tjetër, 19-vjeçari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar, është dërguar në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas po të njëjtave burime, mësohet se janë shoqeruar për në polici edhe dy persona të tjerë, Vilson Milkurti dhe Riges Lifja, rreth 20 vjeç, të dyshuar dhe këta si pjesëtar të grupit. Burime nga ana e Drejtorisë së Policisë Dibër, bëjnë me dije se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore të përforcuara dhe me forcat speciale për krehjen e këtij fshati ku mendohet se mund të ketë armë dhe municione të tjera nga persona të ndryshëm.