E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona hyn në garë për Hondan

Barcelona duket se ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues të CSKA-së së Moskës, Keisuke Honda. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës mendojnë se loja e Hondës përshtatet mjaft me atë të katalanasve dhe për këtë arsye ata janë duke monitoruar nga afër situatën e japonezit.

Honda është objektivi kryesor i merkatos së Milanit dhe mendohet se tashmë ai ka arritur një marrëveshje me italianët, të cilët për momentin janë bllokuar nga fakti se nuk po shesin dot brazilianin Robinjo, që do të lironte vendin për japonezin.

Për Hondan ndërkohë, kontrata e të cilit me CSKA-në përfundon pas një viti, kanë shfaqur interes të fortë edhe Evertoni./indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›