E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Vendosë Milani për El Sharawyn

Krerët e Milanit kanë mbajtur sot një takim me yllin e skuadrës, Stephan El Sharawyn ku është vendosur për të ardhmen e tij. Në një deklaratë për media, Milani ka njoftuar tifozët e saj se "faraoni" do të qëndroj në këtë skuadër.

"Ishte një takim mes Adriano Gallianit, El Sharawyt dhe drejtuesve të tjerë. Mbledhja shkoj mirë dhe është vendosur që sulmuesi të vazhdoj me Milanin. El Sharawy është një lojtar dhe tifoz i Milanit, kështu që nuk do të largohet" thuhet në deklaratën e Milanit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›