Barcelona i "gjuhet" Aggerit

Barcelona që tani është duke menduar rifreskimin e mbrojtjes në skuadrën e saj. Gjigandi katalonas po mendon të gjejë pasardhësin e Carles Puyol.
Sipas informacioneve nga skuadra e Barcelonës, ata e kanë synim blerjen e mbrojtësit fantastik danez, Daniel Agger. Mbrojtësi i Liverpoolit shquhet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, për sigurinë e tij, forcën, teknikën dhe disa herë edhe golat e tij. Agger verën e kaluar ishte objektivi kryesor i Real Madridit, por që Liverpooli nuk e shiti.
Nëse Liverpool edhe kësaj radhe i reziston ofertave të Aggerit, atëherë Barcelona thuhet se do të tentoj blerjen e mbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen./indeksonline/