E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kjo u pa në futboll!

Një ngjarje e rrallë dhe interesante u pa në ligën e futbollit të Kazakistanit. Një gyp kishte shpërthyer në fushë në këndin e stadiumit duke bërë që uji të përfshijë një pjesë të stadiumit.

Për të larguar ujin zyrtarët e stadiumit kishin sjellur edhe një mjet që largonte ujin nga fusha.

Por gjersa ajo bënte punën e saj, lojtarët vazhdonin të luanin në fushën e mbuluar me ujë.

Punët u vështirësuan në një ekzekutim të kornerit ku uji kishte kapluar atë pjesë. Dy lojtarë me dorë e ekzekutuan kornerin por që gjyqtari urdhëroi që të përsëritej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›