E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona interesohet për portierin Peter Çeh

Barcelonë - Barcelona është e interesuar për të marrë shërbimet e portierit të Çelsit, Peter Çeh. Portieri aktual i katalanasve, Viktor Valdes, sipas mediave spanjolle, nuk është në nivelin e futbollistëve të tjerë, dhe për këtë drejtuesit mendojnë t’i japin duart në fund të sezonit.

Barcelona ishte e interesuar për portierin Çeh edhe në vitin 2007, por ishte ky i fundit që nuk pranoi të largohej nga “Stamford Bridge”. Mendja e Roman Abramoviçit do të prishej për të lejuar largimin e portierit Çeh, vetëm nëse spanjolllët do të derdhin një shumë të konsiderueshme në arkat e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›