Shqipëria kërkon të befasojë Danimarkën
Kopenhagen - Përfaqësuesja shqiptare kërkon të befasojë sonte në transfertën e vështirë me Danimarkën, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Shqipëria ka dalë jashtë çdo lloj pretendimi për të zënë vendin e katërt, dhe tani kërkon të ngulë shkopinj në rrotat e pretendentëve.
Ari Han mendon të hedhë sonte në “Parken Stadion” një skuadër sulmuese, ku pretendon të marrë të paktën një barazim. Mësohet se i gatshëm për përfaqësuesen tonë do të jetë fantazisti Ervin Skela, i cili pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen e fundit kundër Hungarisë.
Han pritet ta vendosë skuadrën me modulin 4-5-1. Në qendër të mbrojtjes do të jetë Beqiri dhe Dallku. Në të majtë pritet aktivizimi i Currit, ndërsa në të djathtë të mbrojtjes do të jetë Vangjeli.
Në mesfushë konfirmohet dyshja Bulku-Lala. Agolli pritet të zërë vendin e Gilman Likës, i cili pritet të lihet në stol nga trajneri Han. Skela do të jetë në qendër, ndërsa Duro në të djathtë të mesfushës. Në balotazh për sulmin është Berisha dhe Salihi. Ky i fundit është më i avantazhuar, pasi në ndeshjen e fundit ishte shumë herë më i freskët se Berisha.
Në “Parken Stadion” do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Të pranishëm në stadium pritet të jenë rreth 21 mijë tifozë, 500 prej të cilëve janë shqiptarë. Ndeshja do të fillojë në orën 20:15.