E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kalon në gjysmëfinale

Ekipi i Barcelonës me barazimin e arritur mbrëmë në Mynih u kualifikua për në gjysmëfinale ku do të përballet me Çelsin.

Kështu Barcelona kualifikohet në gjysmëfinale pasi barazoi ndeshjen e dytë 1-1 kundër bavarezëve. Një duel i vendosur që në ndeshjen e parë në Katalunjë, pasi lojtarët e Guardiolës kishin fituar me rezultatin e thellë 4-0.

Ndeshja e kthimit nuk pati shumë emocione dhe golit të shënuar nga Riberi, iu përgjigj mesfushori malian Sejdu Keita.

Bajern Mynih - Barcelona 1 - 1 (0 - 4) :
Bajern Mynih: Bat; Lel, Lusio, Demikelis, Lahm; Van Bomel, Ze Roberto, Otll, Riberi; Soza, Toni. Tr. Jurgen Klinsman.
Barcelona: Valdes; Alves, Pike, Pujol,Abidal; Ksavi, Iniesta, Jaja Ture, Keita; Mesi, Eto. Tr. Pep Guardiola
Shënues: Riberi 47’, Keita 73’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›