E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard udhëheq Çelsin drejt gjysmëfinales

Mesfushori anglez udhëhoqi ekipin e tij drejt gjysmëfinales me dygolëshin e shënuar në minutat 76 e 89.

Gjithçka nisi shumë shpejt në Stemford Brixh, ku Liverpuli shënon dy gola në 30 minutat e para, duke iu afruar kualifikimit. Pjesa e parë mbaron 2-0 për miqtë. Por ekipi i Gus Hidink zgjohet në pjesën e dytë duke shënuar tri herë me anë të Drogba, Aleks, dhe Lampard. Futbollistët e Benitez nuk dorëzohen dhe shënojnë dy gola brenda dy minutash me anë të Lukas dhe Kajt. Por Lampard shënon në minutën e fundit të ndeshjes duke i shuar përfundimisht shpresat e Liverpulit për t’u kualifikuar.

Tani Çelsi do të përballet në gjysmëfinale me Barcelonën.

Çelsi - Liverpul 4 - 4 (3 - 1)
Çelsi: Çeh; Ivanoviç, Aleks, Karvajo, A.Kol; Esien, Lampard, Balak; Maluda, Kalu (Anelka 36’), Drogba (Di Santo 94’). Tr. Gus Hidink.
Liverpul: Reina; Arbeloa, Skërtel, Karrager, Fabio Aurelio; Lukas, Maskerano (Riera 70’), Ksabi Alonso; Kajt, Benajun, Torres (N’gog 80’). Tr. Rafa Benitez.
Shënuesit:Fabio Aurelio 19’, Ksabi Alonso 28’ (p), Drogba 51’, Aleks 57’, Lampard 76’, 89’, Lukas 81’, Kajt 83’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›