Barcelona luan tenis, Eto "poker"
Barcelona, me rezultate e fundit, vazhdon te sjelle habi ne boten e futbollit. Fitorja e fundit, 6-0 ndaj Valadolidit tregon se katalanasit jane shnderruar ne nje ekip qe di vetem te shenoje ndaj kundershtarit. Sulmuesi i Barcelones, Samuel Eto nuk kujton nese ka shenuar ndonjehere kater gola ne nje ndeshje. Tani Eto eshte golashenuesi me i mire i Spanje, me 13 gola. "Nuk mendoj se kam shenuar ne ndonje ndeshje tjeter kater gola,' - tha kamerunasi pas fitores se thelle 6-0 ndaj Valadolidit. "Megjithate, nuk mendoj se isha njeriu i ndeshjes. Bera detyren time. E dergova topin ne rrjete sa here me krijohej mundesia. Ekipi po luan ne menyre fantastike. Me nje ekip si Barcelona mund te behesh hero." Eto e di se fitoret me rezultat te thelle duhet te ishin parashikuar, sepse Barcelona kur siguron te tilla rezultate ndihet komode. "Ne po luajme shume mire. Fitoret jane rezultat i punes se madhe qe kemi bere. Lojtaret e kane me te lehte te shenojne ne kete ekip," - tha sulmuesi katalanas.