E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Han, o Han , s'ka kombetare pa Dinamon"

Nje parulle, mes shume te tjerave binte ne sy dje gjate ndeshjes se djeshme, Dinamo- Flamurtari. "Han, o Han, s'ka kombetare pa Dinamon". Me kete gjest dinamovitet kane dashur t'i kunderpergjigjen "timonierit" holandez, qe te jete me i vemendshem para se te hartoje listen e kuqezinjve. Ne radhet e kombetares sone, ne vigjilje te ndeshjes miqesore te 19 nentorit, ndaj Azerbajxhanit, nuk figuronte asnje lojtar i Dinamos. Ne ndeshjet e meparshme zyrtare as qe behej fjale. Trajneri kuqezi, ne viziten e tij te fundit ne kryeqytet nguroi qe te shihte nje ndeshje te Dinamos. Historikisht Dinamo ka nxjerre lojtare te shquar, te cilet jane bere pjese e kombetares. Blute, kampione ne fuqi, tani cuditerisht e shohin veten jashte planeve te trajnerit holandez. Jane disa kandidate, si Allmuca, Sina, Poci dhe Plaku qe mund te behen pjese e kombetares sone. Ari Han ishte per here te fundit dhe pa dy ndeshje te kampionatit, Partizani-Bylis dhe Tirana-Besa. Pasi i vezhgoi keto ndeshje, holandezi 'fshiu" nga lista edhe emrin e Liles. Lojtaret qe luajne ne kampionatin tone e humbin vendin e titullarit, me kalimin kohes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›