E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona madhështore edhe përballë Seviljes (video)

Barcelonë - Barcelona shpalosi edhe një herë madhështinë e saj në përballjen e mbrëmshme me Seviljen në kuadër të javës së 32-të të Primera Division. Katalanasit i shkatërruan andaluzët me rezultatin e thellë 4-0.

Serinë e golave për skuadrën e Pep Guardiolës e hap Iniesta që në minutën e 3-të të takimit. Samuel Eto dyfishon shifrat në minutën e 17-të. Me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Barcelonës mbyllet edhe pjesa e parë.

Me fillimin e të dytës është Ksavi që shënon golin e tretë në minutën e 49-të. Në çdo sekondë të lojës së tyre futbollistët e drejtuar nga Guardiola ishin shumë të saktë në aksione.

Në minutën e 54-t francezi Tierri Henri arrin të shënojë edhe golin e katërt, i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 81 pikëve, duke ruajtur hapin e Realit, i cili e ndjek nga pas me 6 pikë më pak.

Ndërsa, Sevilja mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, duke ndjerë rrezikun e Valencias nga mbrapa, e cila ka 2 pikë më pak.

Në poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›