E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, nëna tentoi të shiste fëmijët e saj

Bukuresht -Një nënë e cila tentoi të shiste djalin e saj 4-vjeçar dhe fëmijën tjetër ende të palindur, është arrestuar nga policia rumune në Bragadiru, pranë Bukureshtit. Gruaja me shitjen e fëmijëve dëshironte të blinte një pronë, e cila kushtonte vetëm 23 mijë euro.

Historia ishte zbuluar nga gazetarët e gazetës “Libertatea”, të cilët filmuan me një kamera të fshehtë takimin midis gruas dhe klientëve të saj.

Mbi gruan 28-vjeçare rëndon akuza për trafik të minoreneve. “Nëna” dhe i fejuari i saj do të paraqiten sot përpara gjykatës, duke rrezikuar të paktën 15 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›