E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona mbetet favorite per trofeun

Vazhdon të jetë Barcelona, skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve. Edhe pse Reali i Madridit e Bajerni arritën fitore bindëse në çerekfinale, sërish kompanitë e basteve kanë më shumë besim te katalanasit.
Barça kuotohet 2.75 për të fituar trofeun dhe pas saj vjen Reali me 3.20. Në vend të tretë, Bajerni që ka koeficient 4.00, ndërsa në vend të katërt është kampionia e Gjermanisë, Dortmund.
Paris Sen Zhermen ndjek gjermanët, ndërsa Juventusi, kampione e Italisë, ka humbur shumë terren pas disfatës në Mynih.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›