E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesi i BE Peter Stano nuk komenton aleancat

BE pret nga Shqipëria votimin e tre ligjeve për marrjen e statusit te vendit kandidat. Peter Stano zedhenes i Komisionit Europian nuk komenton aleancat politike mes partive ne Shqipëri, por ve theksin tek gjetja e konsensusit per plotësimin e këtyre 3 kushteve.

Kemi një situatë të re politike në Shqipëri kur një parti politike ka dalë nga koalicioni qeveritar dhe ka konfirmuar aleancën me një parti në opozitë. C’impakt ka kjo për stabilitetin politik në Shqipëri dhe për proçesin e integrimit të vendit? 

Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri veçanërisht në kontekstin e perspektivës së anëtarësimit të vendit në BE . Për ne është shumë e rëndësishme  se si performon vendi në përmbushjen e prioriteteve të nevojshme dhe angazhimeve të marra. Kur vjen fjala te aleancat politike, nuk i takon Komisionit Europian ti komentojë. U takon partnerëve politkë të vendosin me kë duan  të punojnë apo me kë nuk duan të punojnë. Pra kur bëhet fjalë për dalje nga aleanca apo krijime të reja aleancash, kjo u takon partive politike. Ajo që na intereson ne është ecuria e proçesit politik.  Fokusi kryesor është veçanërisht te arritja e konsensusit politik ndërpartiak për agjendën europiane dhe progresi në reformat e integrimit në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut konstrkutiv . Në këtë kontekst, zgjedhjet e qershorit do të jenë shumë të rëndësishme. Shtete anëtare dhe Komisioni Europian ka përsëritur disa herë që zhvillimi i proçesit zgjedhor të qershorit, standartet dhe mënyra se si do të sillen partitë politike në këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme, pasi ky proçes konsiderohet si një hap i rëndësishëm për pjekurinë politike të vendit dhe të institucioneve demokratike. Është parësore që Shqipëria të performojë në nivel të lartë dhe të tregojë standarte të larta demokratike europiane.
Dakort, ju nuk mund të komentoni aleancat , por fakti është se aleanca e re ka premtuar votimin e 3 kushteve të mbetur për marrjen e statusit të vendit kandidat. E beson Komisioni Europian ju se këto 3 kushte do votohen në parlmentin shqiptar?
Ne e kemi thënë shpesh që dy ligjet dhe rregullorja e Kuvendit duhet të aprovohen me konsensusin e partive politike në Parlament. Komisioneri Füle e ka përsëritur disa herë jo vetëm në Bruksel , por edhe gjatë vizitës në Tiranë, se të mbash referendum për 3 ligjet nuk është mënyra  e duhur për të krijuar konsensusin e nevojshëm për aprovimin e tyre. Ajo që duan të shohin shtete anëtare, është që të gjitha partitë politike në Parlament të gjejnë konsensusin për aprovimin e këtyre 3 kushteve që mbeten për tu aprovuar.   Ne jemi para një momenti kyç, shpalljes në 16 prill të raporteve të ndërmjetme të Komisionit Europian për vendet aspirante për anëtarësim. A mendoni se votimi i tre ligjeve do të jetë i vlefshëm nëse vjen para 16 prillit ?
 Nuk dua të spekulloj me situata se ç’farë do ndodhë nëse, sepse ne kemi dëgjuar deklarata, por s’shohim ende rezultat. 16 prilli është shumë afër. S’kanë mbetur madje as dy javë kohë. Kështu që Komisioni do shpallë raport për Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Komisioneri Fûle ka thënë për Shqipërinë, që është i gatshëm të raportojë nëse ka proges në proçesin e  integrimit. Deri tani ka vetëm deklarata dhe ne presim rezultate.
Por nuk do jetë tepër vonë të marrê statusin në samitin e qershorit nëse këto tre ligje aprovohen pas 16 prillit ?
Ne po shohim skenaret e ndryshme dhe nuk mund t’ju jap detaje tani. Më e rëndësishmja është që ta shohim Shqipërinë të eci. Kjo kërkon rikthimin e një konsensusi ndërpartiak, pasi në të shkuarën partitë poliitke kanë treguar, që kur ato duan, mund ta arrijnë konsensusin për agjendën europiane. Pra, kur të ketë konsensus midis forcave politike për votimin e tre kushteve, atëherë mund të flasim se ç’do ndodh më pas. Presim gjithpërfshirje në proçesin e integrimit, pasi konsensusi që ekziston në gjirin e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian duhet tashmë të kthehet në realitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›